Home » Çerazela Kondi: Nuk jam askund!

Çerazela Kondi: Nuk jam askund!

nga World Ks

Jam kujtimet e tua,

por jo e tashmja jote.

Jam e djeshmja,që dashurove

por jo e nesërmja që kujtoje.

Jam figura të shpërndara

në mëndjen tënde.

Dhe të gjitha bashkë…Unë!

Në këngët e tua,melodi.

Vera që të deh,të harrosh.

Cigarja që shuan,dëshpërimin.

Jam shoqëria e padukshme

në krevatin tënd.

Dashuria në jastëkun pranë.

Nuk jam askung!

Por gjëndem kudo.

Dhe ti, i robëruar në mendime,

thua që më do me pasion.

Por tani që kam ikur;

Tani,është vonë!!

Çerazela Kondi,10 Shkurt,2026,Athinë!!

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Lini një koment