Home » ” ATJE KU SHPIRTI,FLUTURON I LIRË”

” ATJE KU SHPIRTI,FLUTURON I LIRË”

nga World Ks

ÇERAZELA KONDI!

Shqiponja dhe udhëtari.

” ATJE KU SHPIRTI,FLUTURON I LIRË”

Rrëfenjë!

Njëherë e një kohë,në male ku era është e pastër dhe rretë preknin majat e tyre,jetonte një shqiponjë e vetmuar.

Ishte e fortë,krenare,me krahët që hapte në qiell,por ndjente një dëshirë të thellë,të zbulonte diçka më shumë nga pamja që shikonte, nga lartësia.

Një udhëtar,që kishte ecur në monopate të gjata dhe njihte mirë vlerën e lirisë,zbriti një ditë në mal.

Rrugët e tyre,u takuan rastësisht.

Si të ish fati,të njihnin njëri tjetrin.

– Nuk je vetëm,liria që kërkon,është dhe brënda meje,dhe bashkë mund të fluturojmë më lart se kurrë.

Shqiponja,për herë të parë,ndjeu që nuk ishte nevoja të fluturonte,gjithmonë vetëm,dhe bashkë filluan fluturimin.

– Mbi dete,mbi pyje,në qiellin mbushur me yje.

Çdo ditë,zbulonin diçka të re.

Një mundësi,të jetonin jetën me gjith bukuritë,të ndjejnë që mosha nuk matet,kur shpirti mbetet i ri.

Kështu,shqiponja dhe udhëtari, u bënë simbol i lirisë të brëndshme, që nuk shuhet kurrë,sepse jeta është gjithmonë e bukur,sa të ketë dashuri dhe pasion për udhëtime.

Shqiponja dhe udhëtari,fluturuan bashkë,drejt të panjohurës,duke parë vënde të fshehtë dhe magjik.

Mbi dete të thellë,me ujra që shkëlqejnë si pasqyrë,vënde plot ngjyra,dhe mbi kopshte me lule dhe aromë.

Në çdo ndalesë,udhëtari dëgjonte me vëmëndje,tingujt e natyrës,pëshpëritjet e pemëve,këngët e zogjve.

Por dhe shqiponja,mësoi të shikonte me sytë plot me dëshirë dhe kënaqësi.

Një çast,mbi një livadh mbushur me lule të egra,shqiponja ndaloi dhe shikoi qiellin,atje ku dielli lëshonte dritën e tij të artë.

– Këtu- tha shqiponja,ndjej që gjeta qetësinë time.

Udhëtimi,nuk është që të arrijmë diku,por që të ndjejmë zemrën të rrahi në ritmin e jetës.

Udhëtari buzëqeshi duke ndjerë që ai çast,ishte çasti më i bukur i udhëtimit.

Peripecia vazhdon,sepse sa të jemi gjallë do të zbulojmë një histori të re për të jetuar!!

Çerazela Kondi,12 Shkurt,2026,Athinë!!

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Lini një koment