Home » Akademi Përkujtimore për heroin Afrim Bunjaku

Akademi Përkujtimore për heroin Afrim Bunjaku

nga World Ks

Dy vite më parë Republika jonë u ballafaqua me sulmin më të madh terrorist që nga paslufta, i organizuar dhe mbështetur në çdo formë nga Serbia, me synimin për të aneksuar veriun tonë.

Ky ishte plani i errët i 24 shtatorit të cilin e shpërfaqi dhe e dështoi Rreshteri Afrim Bunjaku, rënia e së cilit u kthye në mburojë të sovranitetit e integritetit territorial të vendit tonë. Ky akt e lartëson Hero Afrimin. E bën atë të paharrueshëm mes nesh dhe udhërrëfyes në rrugën që kemi përpara.

Me moral të lartë, guxim e profesionalizëm zyrtarët tanë policor dolën fitimtarë përballë një plani e një artilerie të tërë të Serbisë. U jam mirënjohës për këtë dhe për shërbimin e përditshëm në mbrojtje të Republikës sonë e qytetarëve tanë.

Me krenari kujtojmë sot Hero Afrim Bunjakun, për shërbimin e pareshtur e shembullor të tij si pjesëtar i Policisë së Kosovës dhe nderojmë sakrificën e tij sublime të tij për tokën tonë, tërësinë e Republikës sonë.

Drejtësia për vrasjen e tij ashtu si edhe për organizimin e gjithë sulmit terrorist është e domosdoshme. Kjo jo vetëm për të lehtësuar dhimbjen tonë kolektive por edhe si garancë që akte të tilla të mos përsëriten më asnjëherë.

Lavdi e përjetshme Heroit Afrim Bunjaku!

Lavdi të gjithë pjesëtarëve të rënë në krye të detyrës!

Lavdi të rënëve për liri!

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Lini një koment