Home » Pasuria e pajustifikueshme nën lupën e ligjit: avancojmë Projektligjin për Byronë Shtetërore!

Pasuria e pajustifikueshme nën lupën e ligjit: avancojmë Projektligjin për Byronë Shtetërore!

nga World Ks

Prishtinë: 21 tetor 2026 — Sot, në cilësinë e Kryetarit të Komisionit për Legjislacion të Kuvendit të Republikës së Kosovës, udhëhoqa takimin e Grupit Punues për shqyrtimin e Projektligjit për Byronë Shtetërore për Procedurën e Verifikimit dhe Konfiskimit të Pasurisë së Pajustifikueshme.

Diskutuam për kompetencat e Byrosë, procedurat e verifikimit, rolin e Gjykatës dhe garantimin e të drejtave të palëve.

Synimi ynë është i qartë: një mekanizëm efektiv kundër pasurisë së pajustifikueshme, në përputhje të plotë me Kushtetutën dhe standardet e sundimit të ligjit.

Shqyrtimi do të vijojë me përgjegjësi dhe kujdes juridik, për të siguruar një ligj të zbatueshëm dhe një Byro plotësisht funksionale.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Lini një koment