![]()
Sot pata kënaqësinë të pres në takim kongresistin republikan Keith Self dhe kongresistin demokrat Suhas Subramanyam, pjesë e delegacionit të Kongresit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Kosova e ka të rrënjosur në kujtesë mbështetjen amerikane. Në momentet përcaktuese të historisë sonë moderne, Shtetet e Bashkuara qëndruan në anën e lirisë, të paqes dhe të së drejtës së popullit tonë.
Shpreha mirënjohjen për mbështetjen amerikane ndaj Republikës së Kosovës, veçanërisht për rrugën tonë drejt NATO-s, për sigurinë rajonale dhe për të drejtat e shqiptarëve në Luginën e Preshevës.
Kosova mbetet e vendosur ta thellojë partneritetin me Shtetet e Bashkuara, si aleate e besueshme dhe si vend që e sheh të ardhmen e vet natyrshëm në NATO, në Evropë dhe përkrah botës demokratike.
