Home » Komuna e Obiliqit dhe KEK nënshkruajnë Memorandum Mirëkuptimi

Komuna e Obiliqit dhe KEK nënshkruajnë Memorandum Mirëkuptimi

nga World Ks

Kryetari i Komunës së Obiliqit, Halil Thaçi, së bashku me stafin e tij, priti në takim u.d. Kryeshefin e Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), Gramos Hashanin, me stafin e tij, ku edhe u nënshkrua Memorandumi i Mirëkuptimit ndërmjet dy institucioneve.

Komuna e Obiliqit dhe Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) kanë nënshkruar Memorandum Mirëkuptimi me qëllim forcimin e bashkëpunimit institucional dhe realizimin e projekteve me interes për komunitetin lokal.

Memorandumi synon përmirësimin e kushteve të jetesës së qytetarëve përmes projekteve në infrastrukturë, mjedis, menaxhim të pronës publike dhe zhvillim të qëndrueshëm ekonomik, në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Palët janë zotuar për bashkëpunim në zbatimin e projekteve prioritare për komunitetin, përmirësimin e infrastrukturës rrugore në zonat e operimit të KEK-ut, menaxhimin e mbetjeve dhe mbështetjen e projekteve strategjike.

Ky Memorandum përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt forcimit të partneritetit ndërinstitucional në dobi të qytetarëve të Komunës së Obiliqit.

Zyra për Informim, Obiliq.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Lini një koment