19
Gëzuar 17 Shkurtin – Ditën e Pavarësisë së Kosovës!
Kjo ditë na kujton rrugën e gjatë të sakrificës dhe përkushtimit për liri.
Pavarësia e Kosovës është rezultat i rezistencës në atdheun tonë të dashur dhe i kontributit të madh të mërgatës patriotike e politike, e cila për dekada me radhë ishte zëri i Kosovës në botë, mbështetje dhe pjesëmarrëse e palëkundur e çlirimit dhe e shtetndërtimit.
Lavdi dëshmorëve të Kosovës, nderim i përjetshëm për të gjithë të rënët dhe për secilin që dha gjithçka që sot të jetojmë në një Kosovë të lirë, të pavarur dhe me dinjitet.
