Hysen Berisha, nuk dua polemikë, por kam arsye të mos rri pa reaguar. Jam mjaft i qartë.
Qëndrimet e tua politike, sidomos pas angazhimit në PDK, kanë befasuar shumë prej nesh – ish-pjesëtarë të UÇK-së, kolegë në TMK/FSK dhe edhe drejtues të LDK-së. Ndryshimi yt është i dukshëm dhe radikal.
Në UÇK ke qenë nën komandën e oficerëve të shkolluar ushtarakë dhe ke përfituar nga përvoja e tyre. Më vonë, edhe në TMK e FSK, ke ndërtuar njohuri e autoritet. Prandaj sot është e pakuptueshme pse shfaqesh si militant ekstrem, me gjuhë përçarëse, arrogante dhe presion ndaj bashkëbiseduesve.
Në debatet e fundit, veçanërisht kundër Presidentes Vjosa Osmani, po abuzon me shifra zgjedhore duke i ndarë qytetarët në “patriotë” dhe “jopatriotë”. 60% e votuesve të VV-së i etiketon si antikombëtarë e kundër UÇK-së, dhe rini e komunisteve ndërsa votuesit e PDK/AAK si të vetmit “meritorë”.
Kjo logjikë është e rrezikshme, përçarëse dhe destabilizuese, dhe i shërben narrativës serbe kundër Kosovës.
Shpesh abuzon në debate me individ, intelektual , aktivist të ndryshëm duke i ber presion , ofendime dhe mosnjohjes i vlerave dhe meritave te tyre ne lemit e caktuara , aktivitetet e tyre intektuale, diplomatike, lobime , donacione, organizime me protekst tendin se asgje nuk eshte ajo nese nuk e kan marre pushkën në dorë !
Nëse kjo logjikë vlen, atëherë çfarë do të thuash për dhjetëra e dhjetëra komandantë dhe oficerë të UÇK-së që ishin të shkolluar në akademitë ushtarake të ish-APJ-së?
Të gjithë ata, sipas rregullave të kohës, ishin anëtarë të Lidhjes Komuniste të APJ -se. përfshirë edhe komandantët që të kanë komanduar ty.
Kemi diku 110-120 eprorë ushtarak shqiptarë ne UÇK ku asnjeri nga ne nuk kemi mundë të diplomojme pa u ber antar te Lidhjes Komuniste ne APJ qofte ajo 2-3 dIt para diplomimit që zakonisht ndodhte me ne Shqiptarët .
Ku po i rendit keta ushtarak shumë nga ta deshmore , ku po i rendit familjet dhe femijt e tyre ? ne anen e Vjoses e Albinit apo diku tjetër ! Pasi anën tënde nuk mund të them sepse askush nuk e kemi tani më të kjartë ?!
Pra, kjo tezë nuk qëndron. Historia e UÇK-së nuk ndahet me matematikë partiake dhe as me etiketime ideologjike.
Kosova nuk ndërtohet me përçarje, por me respekt për të vërtetën, institucionet dhe sakrificën kolektive.
