Home » Vuçiq: Nesër të vendosim sanksione ndaj Rusisë dhe ta njohim Kosovën, dhe ja – jemi në BE

Vuçiq: Nesër të vendosim sanksione ndaj Rusisë dhe ta njohim Kosovën, dhe ja – jemi në BE

nga World Ks

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar nga Brukseli: “Le të vendosim nesër sanksione ndaj Rusisë, të themi se po shkojmë drejt njohjes së Kosovës, dh ja – jemi në Bashkimin Evropian”, transmeton Paparaci.

Vuçiç ndodhet në Bruksel, ku po merr pjesë në Samitin për zgjerimin e Bashkimit Evropian, të organizuar nga Euronews.

Ai është shprehur edhe përmes Instagramit, ku ndër të tjera ka thënë se ky samit është “një mundësi e shkëlqyer për Serbinë që të paraqesë sërish qëndrimet e saj për politikën e zgjerimit të BE-së”.

Gjatë qëndrimit në Bruksel, Vuçiq ka zhvilluar takime me zyrtarë evropianë.

Ai është takuar edhe me përfaqësuesin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Peter Sorensen.

“Në një bisedë të hapur, kam konfirmuar përkushtimin tonë ndaj dialogut nën kujdesin e BE-së, si i vetmi kuadër që mund të sigurojë paqe, stabilitet dhe parashikueshmëri për të gjithë ata që jetojnë në Kosovë. E kemi përqendruar vëmendjen në hapa konkretë, në zbatimin e plotë dhe të qëndrueshëm të marrëveshjeve tashmë të arritura, në deeskalimin në terren dhe në mbrojtjen e të drejtave dhe sigurisë së komunitetit serb. Kam theksuar veçanërisht rëndësinë e formimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, në përputhje me marrëveshjet, si element kyç për një zgjidhje të qëndrueshme”, ka shkruar Vuçiqi në Instagram.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Lini një koment