Shkruan Halil Geci
A kanë emra milionerët? Nëse po, si u pasuruan? Goditni me votë! Se në këtë vend, ligji që duhet të godiste… ka ngordhë!
Milionerët kërkojnë votën,
populli numëron ditët pa bukë.
Kanë marrë arratinë nëpër dynja,
kah të munden me hupë,
për ta mbushur barkun me bukë.
Ata që sot numërojnë milionat kërkojnë votën.
Rencat, mashtruesit – kanë emra, populli i njeh mirë.
Të tillët harrojnë popullin e varfër, kërkojnë votën për t’u shtuar milionat e tyre.
Nuk ju intereson mirëqenia e popullit.
Kjo është loja e milionerëve – kërceva Drinin, ta çifsha kalin.
Ata që pasurohen me pushtet i harrojnë ata që u dhanë besimin dhe mbështetjen, nesrr nuk ua hapur as telefonin. Votues, mos harroni: rreni edhe ju ata ashtu siç ata ju kanë rrejtur juve.
Sa herë afrohen zgjedhjet,
politikanët tanë vijnë me fjalë të ëmbla,me premtime për “ndryshim”, “zhvillim”, e “mirëqenie”.
Sapo kutitë e votave mbyllen, mbyllet edhe dera për ata që besuan dhe mbështetën.
Ata që dje kërkonin votën me përulje,sot nuk i flasin më as votuesve,as përkrahësve që i ndihmuan në fushata.
Fjalët e tyre shndërrohen në heshtje,e premtimet në pluhur harrese.
Ndërkohë, në rrugicat e komunave dhe fshatrave gjenden familje të shumta që luftojnë me urinë, pa një kafshatë të sigurt për fëmijët, ndërsa pasuritë e politikanëve nuk u dihet as fillimi, as fundi.
Përvoja na ka mësuar ndër vite
se pushteti në Kosovë s’merret për të shërbyer,por për t’u pasuruar në heshtje,duke ndërtuar vila mbi kurrizin e varfërisë.
Nuk janë të pakta familjet që vuajn,janë mijëra shtëpi që ndiejnë boshllëkun në sofrë,
ndërsa premtimet politike mbeten në letra,e shpresa shndërrohet në zhgënjim.
Pushteti, që duhet të jetë përgjegjësi, është kthyer në garë për lavdi e pasuri.
Këta njerëz harrojnë se kanë premtuar shërbim.
Ata numërojnë milionat, populli numëron ditët pa bukë.
Koha t’i dënojë me votë, o populli im i mjerë!
Drejtojini komunat tek njerëzit e duhur.
