Autor: Lirim Gashi
(satirë me spec)
Ia tregova mikes sime të ngushtë një histori që edhe vetë Zoti do ta quante mëkatare – por që është aq e çuditshme dhe interesante, sa nuk harrohet lehtë.
I tregova për një boshnjake – por jo për një të zakonshme.
JO, ajo ishte një bukuri e ndaluar nga vetë UNESCO!
Po të përpiqeshe ta vizatoje me dorë, lapsi do të vetëvritej nga kompleksi.
E gjatë si një shtyllë elektrike, e hollë si kabllo interneti.
E gjokset? – O Zot! – si balona heliumi, gjithmonë gati për të fluturuar drejt qiellit me një mision të qartë erotik.
Kur ecte nëpër fshat me shoqet, ato dukeshin krahasuar me të si komparse të filmit me titullin “Zoti e krijoi vetëm një”!”
Por aty fillon komedia horror…
U martua me djalin e madh të një plaku shqiptar– pas tre muajsh, burri – bum – ndërroi jetë nga një orgazmë aq e fortë, sa ia dridhi edhe vetullat dhe qerpikët.
Plaku s’u trondit shumë:
“S’ka problem, bijë – kemi edhe një djalë tjetër!”
U martua me të dytin – dhe pas katër muajsh, edhe ky u nis për në xhenet me një buzëqeshje që e bënte të dukej sikur po i shihte 100 virgjëreshat e Dr. Shefqet Krasniqit.
I treti – e njëjta fatkeqësi. Vetëm se ky ishte më i ndjeshëm – në çastin e orgazmës u drodh toka, ra çatia, iku macja, e ai ndërroi jetë duke bërtitur:
“AAMINNN!”
Kur nuk i mbeti më asnjë djalë, plaku e pa nusen në sy dhe i tha:
“Bijë… kam një ndjesi që Allahu ka një plan të shkëlqyer për ne të dy.”
Dhe ajo u martua edhe me vjehrrin.
Pas tre muajsh, ai u zgjua në agim, u ngjit mbi të, tha “Bismilah” – por mbeti i ngrirë dhe i buzëqeshur mbi trupin e saj, si një statujë e ekstazuar që s’e lëvizje dot as me eskavator.
Nga orgazma shkoi direkt në xhenet, me fjalët e fundit: “Ah bijë… s’kam jetuar kot!”
Kur ia tregova këtë shoqes sime, prisja të shokohej…
Por jo!
Ajo ngriti vetullën si një filozofe dhe tha: “Qoftë e bekuar! Ajo paska bërë sevap të madh sepse paska kërcyer nga një penis në tjetrin ashtu siç kërcen bleta nga një lule në tjetrën– dhe në secilin paska lënë mjaltë që nuk harrohet.”
Që nga ajo ditë po mendoj se si t’ia plotësoj dëshirën që të lërë pak mjaltë edhe në organin tim riprodhues… e ndoshta edhe në organet riprodhuese të shokët e mi më të mirë.
Bismilahi-Rrahmani-Rrahim…shumë lehtë do t’i hyn jaro… shumë lehtë do t’i hyn.
AMIN.
