ÇERAZELA KONDI
Tregim!
E kishte kuptuar që ai e tradhtonte.Ishte grua e zgjuar,e përkushtuar në punë dhe në shtëpi.E vërteta ishte,që kurrë nuk i kishte besim.
Ndryshoi sjelljen ndaj saj,u bë i ftohtë,i menduar dhe filloi që ti jepte rëndësi të madhe,pamjes të tij të jashtme.
Rroba të shtrenjta,aromë,flokët që i rregullonte me shumë kujdes.E dinin shumë njerëz,por asaj nuk i tregonte askush.
Një njeri i saj i afërm i tha…
– Çuditem me ty- si nuk e kontrollon njëherë,ku vete,pse vonohet,me çfarë merret;
– Nuk e kam bërë kurrë atë gjë- ju përgjigj.
Dhe vërtet,nuk e kontrollonte kurrë,derisa mësoi të vërtetën në mënyrë të papritur.
Zbriti poshtë pallatit të merrte në kutinë e postës,llogarinë e telefonit.Çdo muaj,nuk paguanin më shumë se pesëdhjetë me gjashtëdhjetë evro në muaj,por llogaria tregonte 520 evro.
Në fillim u çudit!
– Kanë bërë gabim,pëshpëriti me vete,por sapo i hodhi një sy,u tmerrua,i njëjti numur me orë të tëra bisedash,natën,ditën,po ashtu dhe mesazhe pambarim.
Vendosi të mos i thoshte asgjë burrit të saj,por ti bënte thirrje atij numuri që të shihte,ishte mashkull apo femër.
Morri telefonin në duart që i dridheshin dhe formoi numrin.
– Alo- u dëgjua një zë femre.
– Kush jeni,pse nuk përgjigjeni?
E mbuluan djersë të ftohta,dyshimet e saj,dolën të vërteta.
U mundua shumë ta gjente emrin e saj,sepse qe i fshehtë,por e gjeti.
Burri i saj,qe shtrirë në dhomën e gjumit të tyre,qe i lodhur i kish thënë.Me zërin të vendosur por dhe të tronditur e pyeti…
– Kush është(!!!!) dhe sa kohë më tradhëton me të;
Reagimi i tij,e befasoi më tepër.
U zverdh,mbeti me gojë hapur,filloi të ngatërronte fjalët.
– Jo- u përgjigj,nuk kam asgjë me atë,thjesht njihemi për çështje pune.
Ishte kryetar i shoqatës të emigrantëve,dhe gruaja e tij e kish ndihmuar shumë.E shoqëronte kudo. Kështu u hap me njerëz rreth Athinës,dhe zonja në fjalë, shqiptare,kish hedhur votën për deputete në parlamentin grek.
Sigurisht që gruaja e tij,nuk e besoi.
Atëhere,filloi të kërkonte dhe sa kërkonte,gjente.
Me faktet që i sillte,u detyrua ta pranonte.
– Më fal i tha- ishte një peripeci,ndodhi vetëm njëherë në makinën time.
Gruaja,u revoltua,u errësua si qielli para shiut.Arriti të belbëzonte pak fjalë,duke i thënë…
– Të lutem,ik nga shtëpia dhe mos u kthe më!
Derra u mbyll dhe ai u zhduk.
Qau,qau shumë.Kujtoi sakrificat për të,kujdesin që i kish dhënë,çdo gjë që nisën nga fillimi dhe arritën ti kishin gjithçka.Përkrahja që i dha për të arritur të bëhej dikushi.
E bisedoi me njerëzit e afërm,por të gjithë i thoshin…
– Falja,nuk ndahet burri nga një peripeci.
Kaloi një javë,dhe ai u kthye në shtëpi,me një tufë lulesh,me kokën të ulur duke kërkuar të falur dhe betime që nuk do ta përsëriste më.
E fali!
Por bëri gabim!
Tradhëtia,jo vetëm vazhdonte por sa vinte e rritej.
Kthehej në shtëpi me shënja në qafë,njerzit vinin dhe i thoshin që i shikonin kudo bashkë.
Në shtëpi,rrinte si i huaj,trupi qe aty,por mëndja tek ajo.
Bënte sikur e zinte gjumi në sallon,që të mos shkonte të flinin bashkë.
Në një çast tronditjeje të thellë psikologjike,gruaja vendosi të merrte të dashurën e tij në telefon.
– Të lutem- i tha,mos na shkatërro,kemi bërë shumë sakrifica.
Por ajo ju përgjigj me indiferencë…
– Nuk e kam unë fajin,mblidh burrin tënd,ai rend pas meje.
Atje e kuptoi,çdo gjë kish marrë fund.
Të nesërmen,si çdo ditë shkoi prapë në punë,u mundua të mos jepte veten.Ishte 14 Shkurt!
Në mikrofonin e ndërmarrjes ku punonte,u dëgjua emri i saj,dikush e kërkonte dhe duhej të dilte jashtë.
Doli, ishte postjeri me një arush të madh në duar,dhe një tufë të madhe me trëndafila të kuq.
U befasua!
Kush mund ti ketë dërguar vallë?
Befas pa një kartë midis trëndafilave,e hapi,lexoi emrin e burrit dhe fjalët që shkruante ishin…” Zëri yt është melodia e shpirtit tim”
Si është e mundur- pyeti veten;
Çfarë hipokrizie;
Mbeti e ngrirë,por e sollën në vete zhurmat e makinerive.
Ku të shkonte me lulet dhe arushin e madh në dorë?
Nga të hynte:Ndërmarja kish vetëm dy hyrje,një nga zyrat ku ishin drejtuesit,dhe tjetra mes ndërmarrjes dhe gjithë punëtorëve
I vinte turp të hynte nga zyrat dhe vendosi të kalonte mes punëtorëve.
Sa hyri brënda,bashkëpuntorët, shokët dhe shoqet e saj,filluan të bërtisnin…
Bravo,gëzuar,dhuratë e bukur,ai është burrë.
Ajo ecte me kokën ulur dhe sytë me lot,ku ta dinin seç hiqte në shtëpi.
Kjo komedi dhe poshtërsi,nuk vazhdoi shumë.
Një ditë gruaja u kthye nga puna,gjeti shtëpinë me rrobat e tij që mungonin.
Kish ikur si hajdut pa marrë parasysh asgjë.
Gruaja ngriu! Kish kërkuar ndihmë dhe nga një shoqja e saj,bashkëstudente,që ishte dhe shoqe me të dashurën e tij,por ajo në vënd që ta ndihmonte,i bëri biografinë e saj duke e akuzuar për shumë gjëra në jetën studentore.
Çuditërisht,nuk qau më.
Mblodhi gjithçka që ai kish lënë mbrapa dhe i hodhi jashtë.
Për pak kohë,mësova që ( deputetja) e kish zbuar.
Gjeti një tjetër,një vajzë me të cilën bëri dy fëmijë,por dhe atë e la.
Tani,është duke marrë në qafë,tjetër femër.
Dhe historia vazhdon.
Nuk e dihet,kur do ndalojnë peripecitë e kryetarit të emigrantëve të Shqipërisë në Greqi që ka bërë lek duke shfrytëzuar emigrantët e mjerë dhe me njerëz që i afrohen vetëm për interes.
Por dihet vetëm që ai,nuk do të bëhet kurrë njeri!!
Prandaj,mike dhe miqtë e mi,mos lakmoni dhuratat në ditën e sotme,ndoshta pas dhuratave,mund të fshihet,faj dhe hipokrizi.
Data 14 Shkurt,është një ditë që fitojnë vetëm tregtarët.
ATA QË DASHUROJNË VËRTET,KANË FESTË ÇDO DITË.
Çerazela Kondi,14 Shkurt,2026,Athinë!!
