17
Dështimi për të arritur konsensusin e nevojshëm për zgjedhjen e Presidentit/es jo vetëm që cenon stabilitetin institucional, por rrezikon ta çojë vendin sërish në zgjedhje të parakohshme – një barrë e panevojshme për qytetarët dhe për zhvillimin e vendit.
Në këtë moment kërkohet pjekuri politike, dialog i sinqertë dhe vendosja e interesit shtetëror mbi atë partiak. Qytetarët meritojnë përgjegjësi, jo krizë të re politike.
Është koha që kjo klasë politike të dëshmojë se e kupton peshën e mandatit që ka marrë dhe të veprojë në përputhje me interesin e Republikës së Kosovës.
