Home » Vlera që lartësohen me fjalë, por që përdhosen me vepra

Vlera që lartësohen me fjalë, por që përdhosen me vepra

nga World Ks

Shkruan:Ersar Imeri

Kryetari në ikje i Vushtrrisë ka lejuar që gjatë këtij viti në Prelluzhë të Vushtrrisë të vendoset një pllakë përkujtimore me mesazhe nacionaliste serbe.

Përveç vargjeve që nxisin urrejtje ndaj shqiptarëve, në këtë pllakatë është gravuar edhe kryqi nacionalist serb me 4 “C” (S), si akronim për shprehjen: “Само слога Србина спазава”, qё e ka kuptimin: “Vetëm bashkimi i shpëton serbët”.

Ai kryq, dikur gdhendur me thika në trupat e shqiptarëve gjatë viteve të errëta të ’90-ës, sot qëndron i gdhendur në mes të Vushtrrisë, me lejen e Ferit Idrizit dhe vartësve të tij.

Kjo nuk është më poshtërim nga armiqtë tanë. Është poshtërim nga tonët.

Vlerat nuk maten me fjalë të bukura, por dëshmohen me veprime për çdo ditë.

E çfarë vlerash përfaqëson Ferit Idrizi shkoni dhe shikoni në Prelluzhë.

Tani pyetja më legjitime e mundshme për çdo qytetar të Vushtrrisë: A po keni hala dyshime që këta kanë koalicion me listën serbe?!

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Lini një koment