Home » Violeta Kadriu : O I SKËTERRAVE KËLYSH

Violeta Kadriu : O I SKËTERRAVE KËLYSH

nga World Ks

O I SKËTERRAVE KËLYSH

A thua , kujt i ke ngjarë

O njeri i përdalë, ndërgjegje palarë

Apo nuk di se nga ke farë?!

Nuk të mjaftoi atdhedashuria

S’ të mjaftoi besnikëria

S’ të mjaftoi trimëria, gjithë Shqiptaria,

Të verboi grykësia, ndytësia?!

Shite atdhe, komb e fe

Harrove nga je le?!

Shëtit botën cep më cep

Atdheun tënd ta fusësh në grep.

Përdhos histori, lavdi

Shëllirë lotë nënash si shi

Diell të vrarë në sy fëmijësh ngri

Trupa të gjymtuara heronjsh në mal e vërri

Gjakpirës arbërorësh për të ngi;

Ky truall të dha frymë, të mbajti në gji

E shite, lugat, për katandi!

Mbi kokë të rëntë mallkimi,

Nga sytë të humbtë dritërimi,

Trupi t’ u ndaftë në dysh

O i skëterrave këlysh!

VIOLETA KADRIU, 2026,KOSOVË

Violeta Kadriu

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Lini një koment