Home » Urime diplomimi 280 kadetëve të rinj të Policisë së Kosovës. Ata e ato nga sot nisën shërbimin në uniformë, me nder e integritet, për të gjithë qytetarët pa dallim, në të gjithë Republikën.

Urime diplomimi 280 kadetëve të rinj të Policisë së Kosovës. Ata e ato nga sot nisën shërbimin në uniformë, me nder e integritet, për të gjithë qytetarët pa dallim, në të gjithë Republikën.

nga World Ks

Policisë së Kosovës nga sot i është shtuar Gjenerata e 62-të, e cila me përkushtim, profesionalizëm dhe integritet do të punojnë për rend e ligj, siguri e sovranitet dhe do të mbrojë besimin e lartë e vlerësimin maksimal që qytetarët kanë për këtë institucion.

Me betimin e tyre si zyrtarë policorë, secili prej tyre ngarkohet që nga sot me përgjegjësi të lartë ndaj qytetarëve, Policisë së Kosovës dhe mbarë Republikës sonë. Integriteti, disiplina, vullneti dhe profesionalizmi i tyre do të mundësojnë që Policia e Kosovës të jetë edhe më efikase në mbrojtjen e rendit dhe të ligjit.

Ne do të jemi gjithmonë krah çdo pjesëtari të Policisë së Kosovës që vepron brenda kompetencave të tij ligjore, ashtu siç edhe populli do të jetë gjithmonë krah Policisë, sa herë ajo e përmbush me përkushtim dhe përgjegjësi misionin e saj.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Lini një koment