Sot, Kuvendi Komunal i Obiliqit mbajti një mbledhje të jashtëzakonshme konstituive, në të cilën mori pjesë edhe Kryetari i Komunës, z. Halil Thaçi. Mbledhjen e hapi z. Sami Ahmeti, i cili prezantoi rendin e ditës.
Rendi i Ditës:
Arritja dhe nënshkrimi i anëtarëve të Kuvendit të Komunës
Zgjedhja e Kryesuesit të Kuvendit
Ngritja e Komisionit për mbikëqyrjen e procesit të votimit
Propozimi i kandidatëve
Raporti i Komisionit për rezultatet e votimit
Fjala përshëndetëse e Kryesuesit të Kuvendit
Mbyllja e seancës
Gjatë seancës u zhvillua procesi i votimit për zgjedhjen e Kryesuesit të ri të Kuvendit Komunal. Me 11 vota pro dhe asnjë kundër, Kryesues i Kuvendit u zgjodh z. Sami Ahmeti.
Gjatë zhvillimit të seancës, përfaqësuesit e AAK-së dhe Listës Serbe u larguan nga mbledhja, ndërsa nga radhët e LDK-së qëndruan vetëm dy anëtarë, ndërkohë që pjesa tjetër e grupit u largua.
Kryetari Thaçi uroi kryesuesin e ri dhe theksoi rëndësinë e bashkëpunimit, transparencës dhe funksionimit demokratik të Kuvendit në shërbim të qytetarëve të Komunës së Obiliqit.
Zyra për Informim, Obiliq.

