Nën patronatin e Kryetarit të Komunës së Obiliqit, Halil Thaçi, u mbajt Akademia Përkujtimore me rastin e 27-vjetorit të rënies së dëshmorëve dhe martirëve të muajit mars.
Akademia u organizua në ambientet e Shtëpisë së Kulturës “Xhavit Haziri” në Obiliq, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve institucionalë, familjarëve të dëshmorëve dhe qytetarëve të shumtë.
Në këtë aktivitet përkujtimor u nderuan dhe u kujtuan me respekt të veçantë familjet Rama, Halimi, Merlaku, Haliti dhe Morina, duke vlerësuar sakrificën dhe kontributin e tyre të pazëvendësueshëm për lirinë e vendit.
Gjatë akademisë u theksua rëndësia e ruajtjes së kujtesës historike dhe përcjelljes së vlerave të dëshmorëve dhe martirëve te brezat e rinj.
Lavdi e përjetshme dëshmorëve dhe martirëve të kombit!
Zyra për Informim, Obiliq.
