Shkruan : Adifete Shiti
Si mund të thuash se Skënderbeu s’ka qenë luftëtar, por vetëm diplomat? Ky është fyerje e rëndë ndaj gjakut të derdhur, ndaj sakrificës së një kombi të tërë, ndaj historisë që e njeh e gjithë bota.
Skënderbeu nuk është thjesht figurë shqiptare, por simbol i qëndresës europiane kundër perandorisë osmane. Për të flasin arkivat e huaja, kronikat e kohës, për të shkruajnë studiuesit më të mëdhenj të botës ndërsa këtu, në trojet e tij, dalin disa të vetëquajtur “historianë” që e mohojnë.
Çfarë “historiani” je ti, kur baltos figurën që ruajti gjallë identitetin shqiptar? Me ç’të drejtë flet kundër heroit të një kombi?
Fatkeqësisht, institucionet tona janë të shurdhëra e të verbra. Nëse do të ishim shtet serioz, këto shpifje do të kishin pasoja ligjore. Sepse kush fyen Skënderbeun, fyen kombin. Dhe kush mohon historinë tonë, mohon ekzistencën tonë.