Home » Thaçi thotë se do të fitojë në raundin e dytë në Obiliq

Thaçi thotë se do të fitojë në raundin e dytë në Obiliq

nga World Ks

Thaçi pretendon se LDK ka pasur koalicion të fshehtë me Listën Serbe, dhe siç ka thënë se ai ka votat e shqiptare.

“Konsideroj se ne jemi fitues të votat e shqiptarëve atje. Lista Serbe siç po shihet ka pas një koalicion të fshehtë me LDK. Nëse i shkojmë votat e asamblesë, duket qartë se 600 votat e Listës Serbe nuk kanë shkuar për kandidatin e tyre dhe nuk kanë shkuar për LDK-në”, ka thënë ai në emisionin “InfoNata” në Tëvë1.

I pyetur nëse do të ketë koalicion me ndonjë parti, ai ka thënë se koalicionin e ka me qytetarët.

Nga rezultatet preliminare të KQZ-së, kandidati i LDK-së, Xhafer Gashi ka marrë 46.20%, apo 5,859 vota, kurse Halil Thaçi i LVV-së, 44.37%, 5,626 vota.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Lini një koment