Home » Te fermeri Sadik Abiti në Pestovë të Vushtrrisë.

Te fermeri Sadik Abiti në Pestovë të Vushtrrisë.

nga World Ks

Te fermeri Sadik Abiti në Pestovë të Vushtrrisë.

Ai kultivon patate dhe grurë dhe është një nga përfituesit e shumtë e të kënaqur të mbështetjes nga Ministria e Bujqësisë dhe qeveria jonë.

Sadiku është gjithashtu një nga fermerët e shumtë e të zotë të kësaj ane që, përpos përkrahjes nga niveli qendror, kanë nevojë edhe për kujdes dhe ndihmë nga komuna.

Nevojat e tyre janë prioritete të kandidatit tonë për kryetar të ardhshëm të Vushtrrisë, Dr. Sylejman Meholli, i cili në program, ndër të tjera, ka mbrojtjen e kulturave bujqësore nga vërshimet përmes rregullimit të kanaleve kulluese dhe argjinaturave, funksionalizimin e Tregut të Gjelbër për prodhuesit vendor dhe programe e trajnime të avancuara për fermerët.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Lini një koment