54
Aq e ëmbël është dashuria.
Rrodhën këto fjalë spontanisht.
Ishin fjalët e mia…
Që i shkrova mbi xham me gisht.
Filloi pa dashum të më dridhet dora.
Letra që të shkruaja u bë e kotë.
Trupi m’u bë më i ftoft se bora.
Mbi letër rrodhën ca pika lot…
Andaj të bardh merre këtë letër.
Edhe pse mund ta dish edhe ti.
Për dashuri të shkruaj një herë tjetër…
Këtë herë prano lotët e mi…
Refiqe R. Hamiti
