Home » TAKIM ME SHOKËT E GJENERATËS

TAKIM ME SHOKËT E GJENERATËS

nga World Ks

Prishtinë, 06.02.2026

Restoranti “METROPOL”, Sheshi i Qytetit Prishtinë

Me ftesën e shokut tonë të klasës, Gani Krasniqi, mërgimtar prej vitesh në Francë dhe që tash e dy vjet jeton edhe në Zvicër, në pjesën frankofone, por në pamundësi për të marrë pjesë nesër në takimin e paralajmëruar, unë, së bashku me Agim Dakajn dhe Ejup Kurshumliun, u mblodhëm për një ndejë të vogël, për lakmi të Zotit.

Vërtet, personalisht ndihem me fat që kam shokë të këtij kalibri: miq me të cilët njihemi që nga viti 1976, dhe që, pavarësisht rrethanave shoqërore e politike, largësive dhe kohëve jo gjithmonë të lehta, nuk u harruam kurrë, por u rikthyem sërish aty ku nisi miqësia jonë, në Prishtinën tonë të bukur.

Ishte një pasdite e qetë, e këndshme dhe thellësisht vëllazërore. Ganiu, i cili sonte kthehet në Gjenevë e prej andej në vendbanimin e tij, meriton falënderim të veçantë, sepse u bë shkas i këtij takimi të ngrohtë e domethënës. Ejupi mbetet shpirti i takimit, gjithmonë i njëjti me energji pozitive e afërsi miqësore, ndërsa Agimi mbetet po ai agim që kur e njohëm në shkollën e mesme teknike në Obiliq, i qëndrueshëm, i dinjitetshëm, i drejtëpërdrejt dhe shumë i dashur.

Faleminderit të gjithëve. Ju dua dhe ju çmoj tejmase!

Miqësisht!

Shefqet DIBRANI

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Lini një koment