Home » Sot u mbajt mbledhja e parë konstituive e Komisionit Parlamentar për Çështjet e Sigurisë dhe Mbrojtjes të Legjislaturës së X të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Sot u mbajt mbledhja e parë konstituive e Komisionit Parlamentar për Çështjet e Sigurisë dhe Mbrojtjes të Legjislaturës së X të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

nga World Ks

Sot u mbajt mbledhja e parë konstituive e Komisionit Parlamentar për Çështjet e Sigurisë dhe Mbrojtjes të Legjislaturës së X të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Ndër të tjera, shqyrtuam fushëveprimin dhe buxhetin e propozuar për sektorin e sigurisë për vitin 2026, të cilin e kaluam për procedim të mëtejmë.

Ashtu si edhe gjatë qeverisjes së kaluar katërvjeçare të Qeverisë së Kryeministrit Kurti, mbetemi të përkushtuar për zhvillimin dhe forcimin e sektorit të sigurisë, në funksion të garantimit të pavarësisë, integritetit territorial dhe sigurisë së qytetarëve.

Si Kryetar i Komisionit, do të jem bashkëpunues, i hapur dhe i vendosur në përmbushjen e mandatit të Komisionit, në shërbim të sundimit të ligjit dhe funksionimit demokratik të sektorit të sigurisë dhe mbrojtjes.

Mefail Bajqinovci Kryetar i Komisionit për Çështjet e Sigurisë dhe Mbrojtjes, Kuvendi i Republikës së Kosovës

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Lini një koment