Sot pata nderin që bashkë me kushëririn tim Fehmi (Vesel) Shabani ta vizitojmë Mësuesin Veteran Idriz (Ibrahim) Shabanin i cili iu gëzua pa masë kësaj vizite. Në restorantin aty afër erdhi edhe artisti dhe pedagogu i universitetit UTB – dega e aktrimit Ilir Prapashtica, dhe për befasin time, aty mësova për lidhjet familjare të Ilirit me kusheririn tim Balin Idriz, kryeplakun e fshatit Gërdoc, i cili edhe pse i ka kaluar të nëntëdhjetat ende mbahej.
Ky takim ishte i bukur edhe për dy arsye të tjera: E para Bali Idri, mësuesi i parë nga fshati ynë më dhuroi dy fletore me shënime personale dhe disa libra, kurse e dyta lidhet me Longarin – Ilir Prapashtica, jo vetëm për artin dhe arritjet akademike por më tepër për vlerën njerëzore dhe intelektuale ‘par excellence’ që më la pa frymë, sidomos për thjetësinë dhe modestin njerëzore, që i tejkalon të gjitha arritjet e tjera të tij. Respekt për kusheririn tim Fehmiun që na bëri të mundshëm këtë takim – surprizë për ditën e sotme!

