Home » Sot janë bërë 80 vite prej kur për herë të parë është botuar gazeta Rilindja.

Sot janë bërë 80 vite prej kur për herë të parë është botuar gazeta Rilindja.

nga World Ks

Sot janë bërë 80 vite prej kur për herë të parë është botuar gazeta Rilindja. Më 12 shkurt të vitit 1945, në Prizren u shtyp dhe doli numri i parë i gazetës Rilindja, i përbërë prej 4 faqesh dhe me çmim 1 lek. Nga numri 61 i saj, gazeta Rilindja u shtyp në Prishtinë, duke ngelur si e përjavshme dhe me katër faqe deri më 27 qershor 1948, prej kur nisi të dilte dy herë në javë: të enjteve dhe të dieleve. Nga numrat e muajit nëntor të vitit 1958, Rilindja dilte çdo ditë përveç të premteve, kurse nga viti 1964 u bë gazetë e përditshme prej 20 faqesh.

Në dekadat pasuese, gazeta Rilindja bashkë me Shtëpinë Botuese Rilindja, u bënë asete shumë të çmuara të gazetarisë dhe të informimit të përditshëm në Kosovë, të letërsisë shqipe dhe botërore përmes botimeve të librave, si dhe të kultivimit të shqipes së shkruar, përmes shtypit dhe librit shqip. Më 8 gusht të vitit 1990, pushteti i Serbisë në Kosovë e mbylli dhe e ndaloi botimin e gazetës Rilindja, por ajo mbijetoi falë gazetarëve e redaktorëve si dhe lexuesve të saj, duke u shtypur me emra të tjerë gjatë gjithë viteve ’90.

Falë infrastrukturës dhe teknologjisë për digjitalizimin e bibliotekave, të gjithë numrat e gazetës Rilindja, nga ai i pari i 12 shkurtit 1945 deri te numri i 15 marsit 1983, janë të qasshëm në formë digjitale në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës. Në shenjë kujdesi dhe vlerësimi ndaj trashëgimisë aq të madhe dhe të çmuar gazetareske dhe kulturore që na ka lënë Rilindja, sivjet, 80 vite prej kur filloi të botohej gazeta Rilindja, Qeveria e Kosovës do të kujdeset për botime të veçanta të saj.

Në shenjë mirënjohje ndaj vlerave të trashëguara ndër breza, për kulturën dhe publiken shqipe në Kosovë

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Lini një koment