Home » Sjelljet e njerëzve të tjerë ndaj nesh, sado armiqësore të jenë, nuk e përcaktojnë se kush jemi.

Sjelljet e njerëzve të tjerë ndaj nesh, sado armiqësore të jenë, nuk e përcaktojnë se kush jemi.

nga World Ks

Sjelljet e njerëzve të tjerë ndaj nesh, sado armiqësore të jenë, nuk e përcaktojnë se kush jemi. Çfarë na përcakton është mënyra se si ne reagojmë në ato momente. Reagimi i matur, i baraspeshuar, i arsyeshëm nuk është gjithmonë i lehtë, por mund të mësohet.

Të mos lejosh që veprimet e të tjerëve të ndikojnë në gjendjen shpirtërore dhe reagimet e tua, paraqet shenjë të pjekurisë emocionale dhe tregon që ke punuar me vetveten. Kjo është një nga liritë më të vlefshme që i’a dhurojmë vetes. Është liri nga nënshtrimi nën ndikimin e kaosit shpirtëror të dikujt tjetër. Është liri nga ndikimi i botëkuptimit të gabuar që shoqëria e ka ndërtuar për forcën, duke na lënë të besojmë se forca qëndron në reagimin tonë të ashpër apo në fitoren e argumentit gjatë përleshjeve.

Por forca e vërtetë nuk është ajo e zhurmshja, ajo që reagon me nervozizëm çdoherë kur provokohet. Përkundrazi, forca më e patundshme është aftësia e të qëndruarit i paprekshëm nga provokimet e jashtme. Për ta arritur këtë aftësi duhet të kesh kuptuar që nëse dikush arrin të na shqetësojë me një fjalë apo veprim, atëherë duhet të kërkojmë brenda vetes arsyen pse ai veprim na prekë e na shqetëson. A po e ndjejmë veten të nënçmuar, të trajtuar pa respekt? A mund të ndodhë që kemi frikë të mos na duan mjaftueshëm? E pse duhet të konfrontohemi me ta në vend që thjesht të ju qeshim në fytyrë dhe të ecim tutje?

Nuk ia vlen të ngatërrohemi me çdokënd, sepse humbasim energji në gjëra të kota. Nuk duhet të zhytemi në secilën betejë që dikush fillon me ne. Forca nuk është të fitosh ndaj secilit, por të dish cilat beteja janë tuat e cilat jo dhe të zgjedhësh që të ruash paqen tënde. Forcë është të jesh vetvetja, i sigurtë në atë çfarë je, pa marrë parasysh çka thonë të tjerët, e të mos mundohesh të plotësosh pritjet e gjithsecilit vetëm e vetëm që të jesh i pëlqyeshëm për të gjithë.

Nuk ia vlen të humbasësh kohë me llojlloj njeriu. Thjesht qeshu kur të sulmojnë dhe vazhdo ta shijosh lirinë e të qënurit i paprekshëm nga vrullet e tyre toksike!

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Lini një koment