53
Shpreh mirënjohjen time të thellë ndaj Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, për vazhdimin e mbështetjes buxhetore për Luginën e Preshevës me 4 milionë euro për vitin 2026.
Kjo rritje vjen si rezultat i kërkesës sonë institucionale, e cila është marrë parasysh dhe është reflektuar në vendimmarrje konkrete. Kjo është një dëshmi e partneritetit të qëndrueshëm dhe përkushtimit ndaj shqiptarëve të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës.
Falë kësaj mbështetjeje, hapen mundësi të reja zhvillimi në arsim, kulturë, ekonomi dhe ruajtje të identitetit kombëtar.
