NJOFTIM…
Në muajin gusht të vitit që e lam pas i kam mbushur plot 40-Vjet që jetoj dhe punojë pa ndërpërerë në Zvicër. Do të thotë një jetë e tërë, përplot sakrifica dhe po aq sfida të shumta e të ndryshme. Kam punuar me qëllim të mirë, me fisnikëri dhe pa hile. Asnjëherë nuk kam pretenduar se jam i përkryer. Gabimet për ata që punojnë janë njerëzore! Pa i përmendur angazhimet tjera, vetëm në letërsi kam shkruar mbi 430 vlerësime letrare, të gjitha parë nga këndvështrimi im pozitiv. E nëse këtij angazhimi letrar ia shtojmë 39 vjet punë me një orar 100%, më kanë lodhur tejmase.
Tash ka ardhur radha unë t‘i falënderoj të gjitha gazetat, mediumet dhe portalet të cilat i kanë publikuar shkrimet e mia, i vetëdijshëm se p ata nuk do të isha ky që jam. Natyrisht punën time kaq dinamike e kanë shoqëruar gabime dhe lëshime, për të cilat ju siguroj se nuk kanë qenë të qëllimshme a të paramenduara. E gjitha ka ndodhur për shkak se kam punuar, jam lodhur dhe shpeshherë disa procese mi ka determinuar dinamika e punës.
Tash vërej se me disa projekte të planifikuara kam mbetur prapa, prandaj kam vendosur ta reduktoj angazhimin tim publik duke iu shmangur prezencës time këtu në Facebook. Po ashtu do të pasivizohet edhe Messenger.
Nuk dëshiroj të jap sqarime rreth këtij vendimi, por kontaktet profesionale do t’i zhvilloj nëpërmes adresave të E.Mailit.
Ju lutem për mirëkuptim!…
E. mail.: [email protected]
E. mail.: [email protected]
E. mail.: [email protected]
CH – St. Gallen, 03.01.2025.
Shefqet DIBRAN