Home » Rikthimi i anëtarësimit të Kosovës në Regjistrin Evropian për Cilësi të Arsimit të Lartë (EQAR)

Rikthimi i anëtarësimit të Kosovës në Regjistrin Evropian për Cilësi të Arsimit të Lartë (EQAR)

nga World Ks

Rikthimi i anëtarësimit të Kosovës në Regjistrin Evropian për Cilësi të Arsimit të Lartë (EQAR), është sukses i madh dhe i rëndësishëm i cili qëndron si dëshmi e punës dhe angazhimit për të rritur cilësinë e arsimit të lartë e përafruar atë me standardet evropiane.

Vendi ynë ka qenë edhe më herët anëtar i këtij organizmi, por në vitin 2018 e patëm humbur anëtarësinë për shkak të ndërhyrjeve politike të qeverisë së atëhershme të PAN-it në strukturën e Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA).

Qeveria Kurti, përmes ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, që në vitin 2021 filloi punën për ta mbështetur AKA-në, duke ia mundësuar kushtet e përshtatshme për të vepruar në mënyrë të pavarur dhe autonome, me profesionalizëm dhe përkushtim.

Tashmë jo vetëm që u rikthyem anëtarë, por edhe me të drejta të plota, duke qenë vendi i parë në Ballkanin Perëndimor me këtë status. Të jesh anëtar i EQAR nënkupton edhe që universitetet dhe studentët tanë kanë mundësi të kenë qasje të plotë në programet e BE-së dhe të përfitojnë nga mobiliteti, bursat dhe bashkëpunimi ndërkombëtar.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Lini një koment