Home » Refuzimi i LDK-së/ Deputetja Jeta Statovci tregon se Kosova nuk e ka luksin që për inate të disa individëve të mos e vazhdojë qeverisjen

Refuzimi i LDK-së/ Deputetja Jeta Statovci tregon se Kosova nuk e ka luksin që për inate të disa individëve të mos e vazhdojë qeverisjen

nga World Ks

Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, i tha “Jo” ftesës së kreut të VV-së, Albin Kurti, në letrën e dërguar dje nga ai.

Abdixhiku i ktheu letrën Kurtit, duke i thënë se duhet të bëhet një qeveri e tranzicionit.

Lidhur me këtë, deputetja e Guxo, Jeta Statovci, në një prononcim për , ka thënë se LDK është përgjigjur me kundër ofertë për protagonizëm.

Sipas saj, LDK do që ta paraqes gjendjen si të jashtëzakonshme, që nuk qëndron.

“LDK, ofertës për stabilitet i përgjigjet me një kundërofertë për protagonizëm. Propozimi i tyre për konsideratën time është një propozim jo i arsyeshëm. Ata po duan ta paraqesin gjendjen si të jashtëzakonshme, pra edhe në letrën e Lumir Abdixhikut vërehet kjo tendencë, gjë që natyrisht nuk është e vërtetë”, u shpreh ajo.

Sipas saj, Kurti tentoi të gjejë zgjidhje afatgjate dhe stabile me një elektorat më të përafërt, por që LDK nuk shquhet për lidhje të forta me elektoratin e saj.

“Besoj që Kryeministri Albin Kurti, kreu një akt politik të mirë duke tentuar të gjejë një zgjidhje afatgjate dhe stabile për Republikën në 4-5 vitet e ardhshme, duke u bazuar edhe në një elektorat i cili është më i përafërt, por siç dihet edhe nga e kaluara, LDK nuk është se shquhet për lidhje të forta me elektoratin e saj”, ka vlerësuar deputetja.

Statovci thekson se refuzimi i LDK-së është shantazh i procesit dhe se Kosova s’ka luks që për inate e interesa të ngushta të disa individëve, të mos vazhdojë qeverisjen e vendit.

“Duhet të vazhdohet të kërkohet zgjidhja e duhur, Kosova nuk ka luksin që për inate e interesa të ngushta të disa individëve, të mos vazhdojë qeverisjen e vendit. Kushtetuta jonë imponon bashkëpunim të forcave politike, ajo që bëri LDK në konsideratën time, është refuzim i bashkëpunimit, shantazh i procesit, keq-lexim i rezultatit të zgjedhjeve dhe një mungesë pavarësie politike, apo mungesë guximi që është akoma më keq”, ka deklaruar Jeta Statovci

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Lini një koment