Shkruan Luan Ibrahim Gacaferi
Radomir Llaban, është aktualisht gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës.
Ai ishte emëruar gjyqtar nga ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në gusht të vitit 2018! Në vitin 2011, Llaban ishte shpallur fajtor nga një gjykatë në Serbi për veprën penale të marrjes së ryshfetit.
Ai ishte dënuar me gjashtë vjet burgim! Radomir Llaban është emëruar gjykatës në gjykatën kushtetuese me votat e PDK, LDK, AAK dhe Listës Serbe!
Edhe në këtë rast si në të gjitha rastet tjera qe ishin kundër interesit e sigurisë të shtetit të Kosovës, Albin Kurti dhe VV’ja ishin kundër dhe kishin votuar kundër!
Si ka mundësi qe gjithçka qe ishte dhe vazhdon të jetë e dëmshme për shtetin e Kosovës, aty e gjeni emrin e Hashim Thaçit, PDK’së LDK’së, AAK’së dhe Listës Serbe!
Duke filluar nga Zajednica, Lista Serbe, Çakorri, Zhlebi, Gjykata Speciale e Hagës, dhe gjithçka tjetër e dëmshme për shtetin e Kosovës, i ke aty Hashim Thaçin, dhe deputetet e PDK’së, LDK’së, AAK’së qe i kanë votuar me PRO, në parlamentin e Kosovës, e kurr pa ju dridhur qerpiku e as dora!