Si do të vazhdojë pensioni në Gjermani? Ku do të fillojnë reformët e Qeverisë me kancelar Merz – dhe çfarë do të thotë kjo? Shumica e njerëzve duket se presin reforma të rrepta dhe të thella – megjithatë, ata gjithashtu i refuzojnë ato qartë.Kjo të tregon një anketë nga Allensbach për “Frankfurter Allgemeine Zeitung”. Pamja e opinionit është e qartë.
Kështu, 84 përqind presin një rritje të moshës së daljes në pension nga 67 vjet që është sot – asnjë nga katër (23 përqind) nuk do ta gjeje të pranueshme. 78 përqind presin një pension më të ulët në të ardhmen, çka vetëm 7 përqind e konsiderojnë të pranueshëm.
Përveç shqetësimeve në lidhje me pensionin, një shumicë sipas anketës gjithashtu pret që cilësia e shërbimit të kujdesit shëndetësor do të bie (58 për qind), shteti do të kufizojë shërbimet (57 për qind) dhe do të ketë shkurtime në sigurinë sociale (55 për qind). Në të gjitha rastet, një shumicë e madhe nuk është dakord me këtë.
Ndërkohë, Instituti i Ekonomisë Gjermane kritikon një projekt-reformë të qeverisë Merz – aktivpensionin. Që nga viti i ardhshëm, do të mundësohet një të ardhur shtesë të pa tatueshme prej deri në 2.000 euro në muaj, në mënyrë që të moshuarit të qëndrojnë më gjatë në jetën e punës.
Instituti supozon se shteti gjerman do të humbasë të paktën 2.8 miliard euro të ardhura nga taksat çdo vit për shkak të reformës.