Home » Parti që po e lën në pikpyetje shtetin e Kosovës zgjedhje pas zgjedhjeve , a meritojm shtet?

Parti që po e lën në pikpyetje shtetin e Kosovës zgjedhje pas zgjedhjeve , a meritojm shtet?

nga World Ks

Zgjedhje pas zgjedhjesh: vetëm 66 deputetë në sallë, pa kuorum dhe pa 2/3 e votave për presidentin, Kosova drejt zgjedhjeve

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se në sallën e Kuvendit aktualisht janë të pranishëm vetëm 66 deputetë.

Gjatë seancës, ajo u bëri thirrje deputetëve që nuk janë të pranishëm të hyjnë në sallë dhe të marrin pjesë në punimet e Kuvendit, duke theksuar se pjesëmarrja e tyre kërkohet edhe nga vendimet e Gjykata Kushtetuese e Kosovës.

“64 deputetë janë të pranishëm. Në këtë rast i ftoj deputetët që nuk janë të pranishëm të vijnë në seancë, sepse edhe aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese e bëjnë këtë me dije”, ka deklaruar Haxhiu.

Me vetëm 66 deputetë në sallë, procesi i vendimmarrjes mbetet i vështirë, pasi për çështje të rëndësishme si zgjedhja e presidentit kërkohet shumicë prej dy të tretave të votave në Kuvend.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Lini një koment