196
E lindur në Gerdoc të Podujevës, Ormira ka një angazhim të gjatë si aktiviste dhe vullnetare në aktivitete të ndryshme kulturore. Ajo ka përfunduar studimet bachelor dhe master në Sociologji në Universitetin e Prishtinës.
Është mbesa e Shkrimtarit të njohur Shefqet Dibrani intelektual i njohur për Llapin e Kosovën.
Ka drejtuar klubin letrar “Simfonia e Fjalës”, ka punuar në sektorin e diasporës, në përkthime gjyqësore dhe si mësimdhënëse në Gjimnazin “Aleksandër Xhuvani”. Aktualisht, punon si zyrtare e Asistencës Sociale në Qendrën për Punë Sociale në Podujevë.