Home » Nuk u kandidua për deputet, reagon Xhafer Tahiri

Nuk u kandidua për deputet, reagon Xhafer Tahiri

nga World Ks

Ish-kryetari i degës së LDK-së në Vushtrri, Xhafer Tahiri ka reaguar pasi partia e tij nuk e kandidoi për deputet.

Tahiri për këtë ka reaguar në një shkrim në rrjetin social Facebook.

“Interesat janë të përkohshme, ngjarjet ikin e kalojnë, ndërsa qëndrimet dhe karakteri janë ato që na përcaktojnë në kohë!”, ka shkruar Tahiri.

Tahiri i kishte prishur raportet me partinë e tij dhe liderin Lumir Abdixhiku pas lidhjes së koalicionit me Lëvizjen Vetëvendosje në Vushtrri, në zgjedhjet lokale të sivjetme.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Lini një koment