Home » Nga teferiçi i shtëpisë së tij në lagjen luksoze, Lumir Abdixhiku e shkroi një letër që ia zbulon tulet!

Nga teferiçi i shtëpisë së tij në lagjen luksoze, Lumir Abdixhiku e shkroi një letër që ia zbulon tulet!

nga World Ks

1. Nga teferiçi i shtëpisë së tij në lagjen luksoze, Lumir Abdixhiku e shkroi një letër që ia zbulon tulet!

2. Pasi që Ramush Haradinajn e ka komshi të parë, atij ia lexoi letrën nga dritarja, e Ramushi e zgjati dorën, e mori letrën dhe ia pasoi Memlit në ballkonin e shtëpisë së tij.

Kosova e ka opozitën – pasaniken më të madhe në Evropë, dhe asnjërit, bash – bash, s’i dihet prejardhja e pasurisë.

3. Për Lumir Abdixhikun Kosova është në periudhë tranzicioni, ku pushteti bartet nga ndërkombëtari Albin Kurti tek shqiptarët!

– Në Republikën e tij nuk ka vend për të tjerët, përveç për shqiptarët.

– Pra, për Lumirin, Kosova nuk ka status, nuk ka Institucione të vetat…

për të sapo ka përfunduar lufta, e tash ky na nxjerr nga situata.

4. Nuk ka faj këndesi që krekoset majë plehu, sidomos kur i duket se është i rrethuar nga pulat.

– E ka lazdruar Albin Kurti, duke i çuar letra Olgës, për ta zbutur me fjalë…

pa e marrë parasysh se tjetër çka e zbut atë…dhe për zbutjen e tij tjetër kush përkujdeset.

– Në letrën e fundit (që nuk ia kisha dërguar edhe sikur të më

varej liria prej tij), Albin Kurti e ka trajtuar Lumirin si dikë pa të cilin nuk bën as sot e as në të ardhmën.

– Anipse nuk ekziston ai pa të cilin nuk bën…Lumiri i ka besuar, dhe gjatë gjithë natës, duke e përpiluar një xhevap për t’ia kthyer, i ka rrënuar të gjitha Institucionet, dhe e ka kthyer periudhën e tranzicionit.

– Më mirë.

Periudhën kur Kosova s’ishte shtet.

5. Paramendoje idenë e tij të mykur, që krejt hajnat e Kosovës, që kryesisht janë të opozitës, të bashkohen në një qeveri tranzicioni!

– Kjo nuk është opozitë – është mafi politike.

Këta janë disa milionerë që u pasuruan me paratë e shtetit.

– Mund t’i quash edhe më keq, nëse do, nuk gabon.

6. Lumir Abdixhiku nuk e ka fituar asnjë komunë, as vendlindjen e Ibrahim Rugovës, ndërsa u bë Ky për të treguar se si duhet të dilet nga bllokada që e ka krijuar vet.

7. Pra, ky kërkon një proces të Ri politik me hajnat e vjetër!

8. Në opozitë ka hyrë paraja e madhe.

Janë blerë votat, janë vjedhur votat.

– Për herë të parë në historinë e Kosovës, edhe partitë politike janë në shitje!

– Deputetë në shitje, Kuvendi në shitje, Kosova në shitje!

9. Duhen zgjedhje të reja për të provuar të shpëtohet nga mafia e vjetër politike, që tash edhe vet ka dalë në shitje.

10. Për ta kuptuar se çfarë po ndodh, pyete veten:

– Cili është motivi i tyre…dhe e kupton të vërtetën!

11. Njeriu kryesor i LDK-së, deputet, në Kuvend, me zë e me figurë ia ka sharë nanën Albin Kurtit.

– Ky nuk i është hidhëruar, përkundrazi i ka folur e buzëqeshur, thuajse ia mban shpirtin në grusht.

Gabim.

– Kështu filloi Hashim Thaçi ta humbte pushtetin: kur mundohej të bënte alkimi dhe ujkun ta bënte dajë.

12. Veç një pushtet i vërtetë ekziston. Pushteti mbi lakminë tënde dhe epshet e tua!

13. Na tregoni se ku u bën të ‘mirë’ këta ish kriminelë?!

– Kur?

Gjatë kohës sa ishin në opozitë?

– Qysh u bën ‘të mirë’ këta?

– Cila është vepra e tyre e vetme ‘e mirë’?

– Për asnjë çmim, as për më të

madhin zor, nuk bëhet kompromis politik me ata që qe njëzet e pesë vjet e kanë vjedhur dhe shkatërruar vendin.

– Sepse edhe fati të kthehet kundër.

– Më mirë, i vetmuar.

Bile, më së miri i vetmuar.

14. Thuaj zemrës Po.

P.S. ‘As karafili, as trëndafili

për mu’ s’kanë erë,

Ajo që m’gëzonte, sikur herav’ tjera,

s’është më në jetë

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Lini një koment