202
Shkruan : Fatmire Necaj
Nëse po kalon një kohë të vështirë,
mos e përballo duke u mbyllur në dhimbje.
Jetojeni atë ndjenjë deri në thelb
pa e shmangur, pa ikur prej saj.
Përballoje plotësisht.
Nëse nuk mund të ecësh dot,
zvarritu, por mos ndalo.
Sepse po del drejt një drite
që do të ndriçojë gjithçka brenda teje.
Shumë herë nuk i zgjedhim vetë këto sprova,
por Zoti po punon në heshtje
duke na forcuar për diçka më të mirë që na pret.
Besimi në vetvete është arma më e fortë
kundër gjithçkaje që jeta na sjell.