Home » Në qytetin Mühlhausen, Francë, aty ku edhe guri flet pa zë, u gjenda mes mureve të muzeut të makinave, që më dhanë ndjesinë se më shumë fshehin histori sesa tregojnë.

Në qytetin Mühlhausen, Francë, aty ku edhe guri flet pa zë, u gjenda mes mureve të muzeut të makinave, që më dhanë ndjesinë se më shumë fshehin histori sesa tregojnë.

nga World Ks

Shkruan Fatmire Necaj

Në qytetin Mühlhausen, Francë, aty ku edhe guri flet pa zë, u gjenda mes mureve të muzeut të makinave, që më dhanë ndjesinë se më shumë fshehin histori sesa tregojnë. Sepse ai muze kishte një fuqi të çuditshme të shkruante, dhe pikërisht atë ditë, shkroi për mua.

30.08.2025 një datë që aty mori kuptim tjetër.

Sepse çdo shikim fliste me mua shqip.

Në çdo qoshe pashë piktura që nuk e di pse, por ishin të lumtura me mua. Dhe unë e ndjeja sikur më thoshin pa fjalë:

“Befsha lum për ty.”

Çdo shikim kishte një komunikim të veçantë, dhe secili ndërtonte një emocion të ri.

Sidomos hyrja nga ura… dhe përshëndetja e mirëseardhur ndjenja ishte si të më njihnin, si të më prisnin.

Ky muze dhe ky qytet shkruajnë më shumë histori se çfarë tregojnë…

Ashtu siç shkruan edhe tek unë:

si një muze që vetëm ata që e përjetojnë nga afër, arrijnë ta lexojnë historinë e tij të vërtetë.

Kur je në mesin e njerëzve të mirë…

Pa dyshim do të shkruhet një histori e mirë.

Faleminderit që e bëre atë ditë te flasin vetem gjuhen tonë dhe definitivisht e bere bere ditën më të bukur të jetës sime.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Lini një koment