Home » Në mesin e gjashtë vendimeve që morëm në mbledhjen e 264-të të Qeverisë:

Në mesin e gjashtë vendimeve që morëm në mbledhjen e 264-të të Qeverisë:

nga World Ks

Në mesin e gjashtë vendimeve që morëm në mbledhjen e 264-të të Qeverisë:

Ndamë 580 mijë euro për bashkëfinancimin e projektit për ndërtimin e Shkollës së Muzikës dhe Muzeut të Preshevës. Kjo mbështetje e radhës për bashkëkombësit tanë vjen më pak se dy javë pasi kemi ndarë 626,400 euro për mbështetjen e arsimit dhe lobimit institucional për shqiptarët në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, duke përfshirë bursa për studentë, mbështetje për nxënësit dhe financim të aktiviteteve lobuese dhe avokuese në nivel ndërkombëtar.

– Ndamë 2 milionë euro për të mbështetur punësimin e qytetarëve të komuniteteve joshumicë në tërë vendin, në kuadër të Masës 1.9 – Mbështetja e punësimit të personave nga komunitetet joshumicë të Pakos së Ringjalljes Ekonomike

– Miratuam nismën për lidhjen e Marrëveshjes së Grantit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim, për zhvillimin e një kornize rregullatore kombëtare për digat. Asistenca teknike e projektit siguron që vendi ynë është i përgatitur në mënyrë strukturore për zbatimin dhe mbikëqyrjen e sigurisë së digave, në përputhje me praktikat e mira ndërkombëtare. Vlera totale e grantit është 1 milion dollarë.

– Rialokuam 1.2 milionë euro për 10 projekte kapitale në 10 komuna: Dragash, Ferizaj, Gjakovë, Han i Elezit, Klinë, Mitrovicë, Podujevë, Shtime, Prizren dhe Mamushë.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Lini një koment