Shpronësimin për interes publik për:
– ndërtimin e Qendrës për Sport dhe Kulturë në Ferizaj;
– objekte edukativo-arsimore dhe sportive në komunën e Prizrenit;
– disa projekte në komunën e Gjakovës si fusha futbollit dhe hapësira rekreative;
– rehabilitimin, zgjerimin dhe asfaltimin e rrugës në fshatin Mushtisht, e cila e lidhë komunën e Suharekës me atë të Shtërpcës; dhe
– ndërtimin e rrugës Korishë-Kabash-lidhja me rrugën rajonale.
Ndërkaq finalizuam procesin e shpronësimit për:
– ndërtesat për banimin e përballueshëm dhe social në Podujevë, për 133 njësi të banimit;
– projektin “FLOWS” në Gjilan për furnizim të qëndrueshëm me ujë dhe zvogëlim të humbjeve teknike; dhe
– ndërtimin e qarkores së jashtme të qytetit të Gjilanit.
Po ashtu, ndahen:
– 2 milionë euro për subvencionimin e blerjes së teksteve dhe materialeve mësimore për vitin 2025/2026; dhe
– 3 milionë euro për rehabilitimin e rrugëve rajonale.