Home » Mmbledhja e jashtëzakonshme e Kuvendit Komunal të Obiliqit

Mmbledhja e jashtëzakonshme e Kuvendit Komunal të Obiliqit

nga World Ks

U mbajt mbledhja e jashtëzakonshme e Kuvendit Komunal të Obiliqit

Kuvendi Komunal i Obiliqit ka mbajtur sot mbledhjen e jashtëzakonshme, e cila është zhvilluar në sallën e Kuvendit Komunal.

Në këtë mbledhje ishte i pranishëm edhe Kryetari i Komunës së Obiliqit, z.Halil Thaçi .

Mbledhjen e hapi Kryesuesi i Kuvendit Komunal, z. Sami Ahmeti, i cili prezantoi rendin e ditës, ndërsa pas miratimit të pikave të propozuara, Kuvendi vijoi me shqyrtimin dhe trajtimin e tyre.

RENDI I DITËS:

Arsyetimi për mungesë

Miratimi i ekstrakteve të procesverbaleve nga mbledhjet e kaluara

Formimi i Grupit Punues për hartimin e Planit të Punës të Kuvendit Komunal për vitin 2026

Shqyrtimi dhe miratimi i Listës së Përgjithshme të Pronës së Paluajtshme të Komunës dhe Listës së Veçantë të Pronave të Paluajtshme që planifikohen për dhënie në shfrytëzim afatgjatë për vitin vijues 2026

Shqyrtimi i Raportit të Zbatimit të Planit të Integritetit

Formimi i Komitetit për Politikë dhe Financa

Formimi i Komitetit për Komunitete

Formimi i Komisionit Komunal të Aksionarëve të N.P.L. “Kastrioti” Sh.A.

Të ndryshme

Zyra për Informim, Obiliq

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Lini një koment