25
“Kjo Marrëveshje e nënshkruar përmes zv.sekretares së MINT znj. Samire Ademi – Zefaj dhe Drejtorit të Doganës z. Agron Llugaliu, garanton që testet laboratorike do të kryhen pa asnjë barrë financiare për buxhetin e MINT, apo bizneset, duke siguruar kështu transparencë dhe integritet në këtë proces, si dhe duke përmirësuar standardet e kontrollit të cilësisë”, ka thënë ministrja e MINT, Rozeta Hajdari.