Home » Mimoza Kusari i vendos kusht Kurtit, kërkon sonte koalicion zyrtar VV-Alternativa dhe kjo Është shumë legjitime dhe rregull e lojes

Mimoza Kusari i vendos kusht Kurtit, kërkon sonte koalicion zyrtar VV-Alternativa dhe kjo Është shumë legjitime dhe rregull e lojes

nga World Ks

Mimoza Kusari i vendos kusht Kurtit, kërkon sonte koalicion zyrtar VV-Alternativa

Mimoza Kusari-Lila i ka vendosur kusht kreut të VV-së për zgjedhjet e dhjetorit.

Ajo kërkon që të formalizohet një koalicion mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe partisë së saj, Alternativa, para se të skadojë afati zyrtar për dorëzimin e emrave dhe subjekteve politike në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, raporton Gazeta Momenti.

Afati për regjistrimin e partive dhe koalicioneve përfundon sonte në orën 23:59, ndërsa Kusari-Lila ka bërë të qartë publikisht se një bashkëpunim i tillë është kusht që Alternativa të hyjë në listë të përbashkët zgjedhore me LVV-në.

“Si kusht publik, e kam vendosur që me këdo që bisedoj… më së pari me Vetëvendosjen, kërkoj koalicion formal; vetëm përfshirja në listë, me koalicion formal”, tha ajo, duke theksuar se Alternativa nuk do të hyjë në një listë të përbashkët pa marrëveshje të shkruar.

Burime të Gazeta Momenti, brenda subjekteve politike thonë se bisedimet janë intensifikuar orëve të fundit, por ende nuk ka një konfirmim zyrtar nga asnjëra palë nëse koalicioni do të formalizohet para skadimit të afatit.

Kjo kërkesë e Kusari-Lilës vjen në një moment kur partitë politike po bëjnë kalkulimet e fundit për garën e 28 dhjetorit, ndërsa vendimi i LVV-së pritet të ndikojë në konfigurimin e koalicioneve të tjera opozitare dhe në dinamikën e fushatës elektorale.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Lini një koment