Shkruan : Halil Geci
Dada Lume Abdixhiku ,lider formal, i drejtuar nga të tjerët
Lumja e picpilluar po tregon se brenda LDK-së nuk është vetvetja, sepse drejtohet dhe ndikohet nga të tjerët.
Vjen pyetja: kush ndikohet nga të tjerët?
Ndikohet ai që nuk ka formim të plotë politik, ai që nuk ka dije të mjaftueshme dhe mungesë karakteri për të qëndruar në qëndrimet e veta.
Një lider i tillë nuk udhëheq, por udhëhiqet.
Dhe fatkeqësisht, kështu po shfaqet Lumja e Presveves si njeri që e ndjekin të tjerët, jo si ajo që udhëheq me vizion e guxim.
Në momentin që u përball me kundërshtime të brendshme, ai u përpoq të arsyetohej ,jo para anëtarësisë, por para oligarkëve brenda kryesisë së partisë.
Në vend që të tregojë vendosmëri e qartësi politike, Dada zgjodhi të dalë në media për t’u justifikuar, duke u përpjekur të ruajë mbështetjen e atyre që në fakt po e mbajnë LDK-në peng.
Është e qartë se, sikur Xhaferi ta bënte koalicionin me PDK-në,
askush nga këta zyrtarë të kryesisë nuk do të reagonte.
Kjo tregon se në LDK nuk po sundojnë parimet dhe drejtësia e brendshme, por interesat personale dhe klanet politike që i përshtaten vetëm një grupi të vogël.
LDK ka nevojë për një lider apo lidere që merr vendime në bazë të vullnetit të strukturave dhe të anëtarësisë, jo të dirigjimeve nga pas perdeve.
Një lider i tillë nuk arsyetohet pas çdo krize, por e udhëheq partinë me përgjegjësi, transparencë dhe karakter.
Mesazhi i Xhafer Tahirit është një thirrje që LDK-së i duhet më shumë se kurrë: partia duhet t’i ribashkojë strukturat e saj që janë lënduar, injoruar dhe përjashtuar.
LDK nuk mund të ringrihet pa u kthyer tek baza, pa kërkuar falje për gabimet e së kaluarës dhe pa i afruar sërish ata që dikur e ndërtuan me besim e sakrificë.
Pa një qasje të sinqertë ndaj partisë Guxo dhe presidentes Vjosa Osmani, pa përpjekje për t’u pajtuar me ata që u larguan për shkak të përjashtimeve e injorimit, LDK nuk mund të pretendojë as bashkim e as fitore.
LDK duhet të ringjallë degët dhe vendet ku vetë i ka shuar, t’u japë zë njerëzve që u heshtën dhe të largohet nga ata që me sjelljet e tyre përçarëse e të dhunshme e kanë kthyer partinë në një rreth të mbyllur.
Sepse dhunuesit dhe “gangsterët” politikë kanë përkrahjen e një rrethi të ngushtë, vetëm aq sa për t’u siguruar që ata ose ato të kalojnë pragun zgjedhor dhe të bëhen deputetë.
Ky është rrethi që e izolon çdo parti ,ashtu siç e ka izoluar dikur edhe sot PDK-në.
Sa më larg të jetë LDK-ja nga këta individë që e shfrytëzojnë partinë për interesa personale, aq më afër do të jetë me mbështetjen e gjerë qytetare.
Vetëm duke u distancuar nga grupet e ngushta dhe ndikimet destruktive, LDK mund të rifitojë besimin e humbur dhe të rikthehet si forcë e vërtetë politike në vend.
Partia nuk mund të udhëhiqet me “gardhe” e ndasi, por me hapje, bashkëpunim dhe frymë rugoviste.
Vetëm me rikthimin te rrënjët, me ndërtimin e besimit dhe me largimin nga përçarësit, LDK mund ta rifitojë dinjitetin dhe besimin e humbur të qytetarëve
