Home » Mërgata – shtylla e padukshme që e mbajti Kosovën para luftës, gjatë luftës dhe edhe sot

Mërgata – shtylla e padukshme që e mbajti Kosovën para luftës, gjatë luftës dhe edhe sot

nga World Ks

Shkruan : Arbresha Meha

Kosova është ndërtuar shpesh “në dy fronte”: këtu – dhe jashtë. Në këtë histori, mërgata nuk ka qenë vetëm dërguese parash, por mbajtëse e institucioneve, zë politik ndërkombëtar dhe motor zhvillimi.

Kur u mbyllën hapësirat e lirisë dhe u goditën institucionet, mërgata u bë burimi kryesor i qëndrueshmërisë. Remitencat mbanin familjet në këmbë dhe u bënë oksigjeni ekonomik. Një dorë të tillë e ka ndier secila familje — e ka ndier edhe familja ime, dhe unë personalisht: si studente në atë kohë, por edhe më vonë si mësimdhënëse, kur në shumë raste vazhdimësia e punës sonë mbështeteshin nga kontributi i mërgatës. Përmes kontributeve si “3%”, diaspora ndihmoi në financimin e arsimit dhe shëndetësisë paralele dhe të strukturave të organizimit të asaj kohe.

Edhe në këto zgjedhje, mërgata u dëshmua si një zë i fuqishëm: në mbrojtje të dinjitetit dhe të ardhmes. Sepse Kosova nuk është vetëm një vend në hartë — është përgjegjësi e përbashkët. Dhe ky zë mbetet forcë për një Kosovë më të fortë, më të drejtë dhe më të zhvilluar.

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Lini një koment