20
Edhe sonte, në orë të vona, jemi në krye të detyrës në shërbim të qytetarëve që përfaqësojmë.
Me 62 vota PËR,u miratua në parim Projektligji për Shtetësinë e Kosovës.
Ky projektligj sjell lehtësim dhe thjeshtim të procedurave për fitimin dhe rifitimin e shtetësisë, duke hapur rrugë të reja sidomos për bashkatdhetarët tanë në diasporë dhe qytetarët nga Lugina e Preshevës që jetojnë në Kosovë.
Me këtë projektligj janë thjeshtësuat prpcedurat:
Nga nëntë dokumente – në vetëm një kërkesë.
Nga gjashtë muaj pritje – në vetëm 30 ditë.
Dhe pa asnjë pagesë.
Ata që në të kaluarën janë detyruar të heqin dorë nga shtetësia e Kosovës, tani do të kenë mundësi ta rikthejnë atë përmes një procedure të shpejtë dhe të thjeshtë.
