Home » Mefail Bajqinovci, ka kërkuar që t’u merret mandati të gjithë deputetëve të Kuvendit të Kosovës që nuk marrin pjesë në votime gjatë seancave plenare.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka kritikuar ashpër mungesën e votave nga disa deputetë, duke thënë se ata nuk janë në Kuvend për të bërë “selfie”, por për të marrë vendime në emër të qytetarëve.
“T’u merret mandati të gjithë deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës që nuk votojnë. Deputeti që nuk voton, nuk përfaqëson. Nuk është aty për selfie, por për të marrë vendime në emër të qytetarëve!”, ka shkruar Bajqinovci.
Ai ka shtuar se është koha për t’u vënë fund bllokimeve dhe sabotimeve që po pengojnë funksionimin e Kuvendit.