Home » Më jep forcë o Zot

Më jep forcë o Zot

nga World Ks

Më jep forcë o Zot

Si nuk kam një grusht të fortë Migjenian

Të godas të këqiat e kësaj bote

Dhe të strukem në atë të drunjëtin divan,

T’më përkëdhelë e ngrohta dora jote !

Se atdheu është i dhimbsur si ti o nënë,

Është i dhimbsur, se sheh dot në mjerim,

E urrej ndonjëherë këtë të zbehtë hënë,

Duket sikur loton, sikur sheh me pikëllim…

E pash një nënë, një grua e pash me sytë e mi,

Shtriu dorën përpara meje me një fytyrë të zbehtë,

Dhe mua, o e bekuara ime, mu kujtove ti,

E përqafova atë trup, si pupël të lehtë !

Ku janë fëmijët që i rritët ku shkuan ku mbeten

Ato djepe vallë cfar paskan përkundur

Pikat e lotit bashkë me shiun rrëke u tretën

Era i luante me flokët si me rininë e humbur

E pash një nënë, nje grua e pash vërtetë…

Shtriu doren para meje e mua bota mu shembë !

Se ka o miq vuajtje pa fund kjo jetë,

Kur thua fjalën “nënë”I gjithë planeti dhemb !,

Anita Hoxha

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Lini një koment