Home » Luljeta Aliu : TË JESH GRUA

Luljeta Aliu : TË JESH GRUA

nga World Ks

Asgjë nuk vjen natyrshëm, grua kur je.

Duhet të jesh më shumë se njeri.

Secilën të drejtë prapë,

prapë

prapë

mbi supet sizifiane lart si një shkëmb ta peshosh.

Gratë shpallen heroina

Me memoriale pa e emër, pa dedikim.

Me jetën si procesion,

kryqëzim pa rilindje, pa lartësim, pa mbarim.

Duhet të jesh më shumë se njeri,

Dhembshuri,

Madje dashuri

ndaj shtypësve tua të ndjesh.

Butësi të ruash pas fshikullimit të shpirtit,

Flakëruar nga fuqi hyjnore duhet të jesh.

Brenda gruas së shtypur që je,

ta ruash mirësinë njerëzore,

kjo mund të jetë vetëm gruaja.

Vetëm hyjnore.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Lini një koment